Lajme

Zelenksy në Davos: Të vendosen sanksione maksimale ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 23 May 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që ndaj Rusisë të vendosen sanksione maksimale.

Ai, në një lidhje direkte online në Davos të Zvicrës në Forumin Ekonomik të liderëve botërorë, ka thënë se vetëm kjo do ta parandalojë Rusinë dhe çdo vend tjetër që të nisë një luftë të paprovokuar ndaj fqinjit të tyre.

“Duhet të vendoset një embargo e plotë ndaj naftës ruse, të gjitha bankat ruse të jenë të ndaluara nga sistemet globale si dhe të mos bëhet asnjë tregti me Rusinë”,ka thënë Zelensky, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera