Sport

Zekrija Ramadani tregon se kush do të shpallet kampion i Superligës

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 21 April 2019

Feronikeli e ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duke mposhtur në udhëtim Kek-un tashmë të rënë në Ligën e Parë me rezultat të thellë 4-0, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i industrialistëve, Zekrija Ramadani deklaroi se ai ekip që gabon me paku deri në fund shpallet kampion:

“Arritëm objektivin për çka kishim ardhur. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe fitoren. Në plan të parë mund të duket se ishte një fitore e lehtë, por ne u munduam mjaft shumë për të arritur deri këtu. Erdhën edhe penaltitë, të cilat na kanë munguar deri në këtë ndeshje, por e rëndësishme ishte fitorja për ta vazhduar luftën për titullin kampion”, potencoi Ramadani.

-Advertisement-

“Kampion do të del ai ekip që gabon më së paku. Shpresoj që gabimet ti kemi përfunduar ndaj Flamurtarit (0-0) dhe Ferizajt (1-2). Do jetë një luftë e madhe deri në fund, pasi që janë tri skuadra. Për tu shpallu kampion ekipet duhet ti fitojnë të gjitha ndeshjet. Për ti fituar Prishtina të gjitha ndeshjet duhet të përballet edhe me ne edhe me Llapin, ndaj do të shohim pasi që me të vërtetë është një kampionat interesant”, Zekirija Ramadani, kryetrajner i Feronikelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera