Sport

Zekrija Ramadani tregon se çka nuk po shkon te Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 28 October 2020

Prishtina e ka humbur ndeshjen ndaj Ballkanit në minutat e fundit të takimit me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për javën e 9-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit nuk arritën ta mbronin rezultatin dhe në fund u deshtë të pajtoheshin me humbje.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i ‘bardhekaltërve’, Zekrija Ramadani, i cili pavarësisht humbjes u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.

-Advertisement-

Tutje ai tha se ka diçka që nuk po shkon në skuadrën e Prishtinës.

“Një dekoncentrim në fazën defanzive na kushtoi shumë. Pasi pranuam golin e parë u munduam të dalim përpara dhe të gjejmë sërish golin e dytë, madje duke e inkuadruar në lojë edhe një sulmues, mirëpo e pësuam edhe golin e dytë. Pavarësisht disfatës unë i gëzoj futbollistët për angazhimin, pasi që sot treguan një disiplinë të madhe taktike në fushën e lojës. Jemi dominant ndaj kundërshtarëve, por ka diçka që nuk po shkon. Fati si duket na ka kthyer shpinën”, deklaroi Ramadani për Art Sport.

Pas kësaj humbje Prishtina renditet e katërta me 11-të pikë të arkëtuara pas 8-të ndeshjeve të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera