Zekrija Ramadani: Për titullin dhe kupën luftojmë deri në fund

Autori: Gazeta inFokus
18:38 | 07 January 2021
FC Prishtina pa ndryshime, por me objektiva të mëdha për pranverën e nxehtë.
Skuadra ‘bardhekaltër’ ka nisur stërvitjet, derisa qëllimet i ka të qarta.
Trajneri Zekirija Ramadani është i lumtur me rikthimin e të lënduarve.
“Është lajm i mirë rikthimi i Alban Shillovës nga lëndimi, i cili e mbajti gjatë jashtë fushave, poashtu edhe i Enis Gavazajt, i cili nuk ishte në 100 përqindëshin e tij”, ka thënë fillimisht Ramadani për “Zeri.info”.
“Mendoj se me rikthimin e këtyre dy futbollistëve, skuadra ka tjetër pamje, janë konkurrencë më shumë për formacion dhe jam i bindur se mund të jenë përforcimet më të mira për janar”, tregon më tej trajneri shkupjan.
Afati kalimtar i janarit nuk pritet të sjellë shumë risi te FC Prishtina.
“Nuk dua të marrim vetëm numër, por duam të marrim cilësi. Nuk gjetëm ndonjë futbollistë që mund ta mbajë fanellën dhe peshën e FC Prishtinës. Por, nuk do të thotë se është mbyllur afati me katër futbollistë, por nëse nuk gjejmë atëherë nuk ka problem”, vlerëson Ramadani.
“Disa futbollistë i kemi liruar në mënyrë që ata të luajnë dhe të mos qëndrojnë këtu vetëm sa për stërvitje”, potencoi ish-trajneri i Feronikelit.
Titulli i kampionit dhe Kupa e Kosovës janë synimet e skuadrës kryeqytetase.
“Derisa ekziston matematika, ne nuk do të heqim dorë, por sidoqoftë janë 18 ndeshje deri në fund. Kemi bërë gabimet tona dhe shpresoj se nuk do të gabojmë më”, përfundoi Zekirija Ramadani.

Të tjera
-
Liderët evropianë bashkohen në Kiev për t’iu kundërpërgjigjur paradës së Vladimir Putinit
Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe liderët e tjerë evropianë, Presidenti...
-
Babai raporton zhdukjen e djalit në Ferizaj, policia nis hetimet
Një djalë është zhdukur që nga dita e enjte në qytetin e Ferizajt. ...
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në r...
-
Aksident në Shupkovc të Mitrovicës
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësis...
-
Muharremi: Krasniqi është politikani më i matur e balancuar në skenën politike
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë D...
-
Sot bëhen 27 vjet nga Beteja e Llapushnikut
27 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve ...
-
Kosovës masat pritet t’i hiqen gradualisht, thonë nga Komisioni Evropian
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen gradualisht. Kjo u konfirmua në ...
-
Shqipëria në heshtje elektorale
Mbrëmja e së premtes shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, duk...
-
Hamiti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës po i vuajmë të gjithë, edhe votuesit e Kurtit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së muajin e ar...
-
Deputetët nesër mblidhen sërish në përpjekjen e 14-të për të konstituar Kuvendin
Dje dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje lokale...