Sport

Zekrija Ramadani komenton fitoren ndaj Trepçës ’89, flet edhe për barazimin e Dritës dhe rikthimin e Otto Johnit

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 28 April 2021

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas triumfit ndaj Dritës, kryeqytetasit pasditen e së mërkurës e kanë mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-1.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, golat për vendasit i shënuan Leotrim Kryeziu 2x dhe Endrit Krasniqi, kurse për ‘minatorët’ realizoi Arbnor Muja.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili i ka uruar futbollistët për fitoren.

“E para ju uroj futbollistëve për fitoren. E dyta të luash pas një derbi dhe të përballesh me Trepçën ‘89 nuk është e lehtë. Pjesa e parë kishim mundësi të kalojmë në avantazh, por që nuk e arritëm atë. Ndërsa në të dytën treguam një lojë më të mirë, ku edhe i realizuam golat për ta arritur triumfin”, tha fillimisht Ramadani për Art Sport.

Tekniku shkupjan me pas foli edhe për barazimin e Dritës në udhëtim te Besa 1-1.

“Më gëzon vetëm një gjë, ajo që kemi bërë hap fals në fillim. Me vjen keq për Dritën sepse në fund nuk duhet të gabosh. Ndërsa fakti me gëzon që hapat fals i kemi bërë në fillim dhe jemi vetëm 1 pikë prapa dhe deri në fund do të mundohemi të luftojmë për t’u kurorëzuar me titull”, shtoi ai.

Për fund Ramadani foli edhe për rikthimin e sulmuesit, Otto John.

“Otto John pas ardhjes ka bërë testimet fizike dhe njëherë nuk është në gjendje të mirë për të qenë në lojë”, përfundoi Zekrija Ramadani.

Prishtina pas kësaj fitoreje ka kaluar në pozitën e dytë me 66 pikë, një me pak se Ballkani që kryeson dhe një më shumë se Drita që renditet e dyta./Gazeta inFokus/

Të tjera