Sport

Zekrija Ramadani flet për situatën e Otto Johnit dhe Gauthier Mankendas

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 25 January 2021

Trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, në një lidhje direkte nga Antalia për Kanal 10 ka folur për situatën e krijuar me Otto Johnin dhe Gauthier Mankendan, shkruan Gazeta inFokus.

Që të dy këta futbollistë i munguan kryeqytetasve në finalen e Superkupës së Kosovës, ku Prishtina triumfoi përballë Dritës me rezultat 3-1.

John dhe Mankenda munguan për shkak të dokumentacione dhe ata nuk janë pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Antalia të Turisë.

-Advertisement-

Megjithatë, John nga nesër pritët ti bashkohet ekipit, kurse Mankenda nuk do të ketë mundësi për shkak të pasaportës.

“Kam informatë se Otto John nesër pajiset me pasaportë dhe ndoshta menjëherë niset për Turqi, kurse Mankenda nuk mund të pajiset dhe do ta humbë këtë fazë përgatitore në Antalia. E kemi ditur që nuk do të pajiset dhe i kemi lenë një program dhe punon me kolegun tonë Qëndrim Kidën dhe kontaktojmë çdo ditë me trajnerin dhe Mankenda ushton dhe i bënë punët ashtu siç i kemi lenë plan programin”, deklaroi Zekrija Ramadani.

Prishtina e fitoi Superkupën e Kosovës për herë të 10-të në histori të klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera