Sport

Zekrija Ramadani flet pasi u shpall kampion me Prishtinën, ja kujt ia dedikon titullin

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 16 May 2021

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur në udhëtim Gjilanin me rezultat 1-2 dhe një xhiro pa përfunduar kampionati është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

Ky titull i kryeqytetasve ka ardhur pas 8 viteve pritje, derisa është i 11-ti në histori të klubit.

Pas ndeshjes me Gjilanin ka folur trajneri i ‘bardheklatërve’, Zekrija Ramadani, i cili ka thënë se ky trofe është i veçantë, pasi ka munguar tetë vite.

-Advertisement-

Me pas ai titullin kampion ia ka dedikuar tifozëve të Prishtinës ‘Plisave’.

“Çdo titull ka shijen e vet, por kur mungon tetë vite, normal që është titull i fituar në veçanti, ky titull i ka munguar ekipit tonë këto vite. I kemi gëzuar shumë Plisat, të gjithë ia dedikojmë atyre këtë titull. Çdo titull i fituar në të ardhmen nuk do të jetë kaq i veçantë si ky”, tha fillimisht Zekrija Ramadani për ‘Art Sport’.

Tekniku shkupjan për fund tregoi se si arriti të shpallet kampion me Prishtinën.

“Për të ardhë deri tek kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida. Pas humbjes në Drenice ishte momenti kyç, ku morëm mbështetje të madhe nga kryesia. Krijuam stres, por siç duket sinqeriteti i drejtuesve dhe besimi i tyre është kompetent për këtë titull”, përfundoi Zekrija Ramadani.

Ky ishte titulli i tretë i Ramadanit në Kosovë, pasi me parë e ka fituar edhe me Trepçën ’89 dhe Feronikelin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera