Sport

Zekrija Ramadani flet pas fitores në Podujevë, tregon se kush do të shpallet kampion

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 15 May 2019

Feronikeli ka shënuar fitore më të lehtë se që është pritur ndaj Llapit me rezultat 3-1, për të vazhduar garën për titull kampion, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Niklit, Zekrija Shabani deklaroi:

“Në pjesën e parë ishim të barabartë dhe rezultati doli ashtu. Në pjesën e dytë morëm lojën në dorë dhe arritëm të realizojmë edhe dy gola. Mendoj se ishte fitore e merituar”, theksoi Ramadani për SuperSport.

-Advertisement-

Ai vijoi të flasë për sfidën e fundjavës me Prishtinën që përcakton skuadrën kampione.

“Kur krijuam epërsinë, pastaj u munduam t’i ruajmë forcat për duelin e fundit me Prishtinën. Është e mirë që luajmë në vendin tonë para tifozëve tjanë. Kemi dy rezultate në lojë dhe besoj se me skuadrën që kemi do të dalim kampionë”, përfundoi Ramadani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera