Lajme

Zekirja Shabani: As këtë vit nuk do të kemi qeveri

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 18 November 2019

Analisti dhe gazetari Zekirja Shabani, i ftuar në emisionin Debat në RTK, ka folur për krijimin e qeverisë së re dhe ndikimin që zvarritja e kësaj pune por edhe qeveria e re, do t’i ketë në ekonominë e bizneset vendore.

Mirëpo, Shabani, është shprehur pesimist se qeveria e re do të krijohet këtë vit, e që sipas tij, do të jetë dëm i madh për bizneset

“Duhet të shpresojmë që KQZ ti certifikoj rezultatet e që po duket e largët për shkak të telasheve me numërim e rinumërim e kam nisë me reflektu goxha pesimizëm e po mendoj që as këtë vit s’kemi me pas qeveri, e kjo është dëm për bizneset e për të gjithë”, ka thënë Shabani./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera