Lajme

Zeka: Zgjedhjet në veri do të shtyhen, në Kosovë do të vijë edhe nënsekretari amerikan

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 06 December 2022

Milazim Zeka në Politiko ka bërë të ditur se në Kosovë do të vije edhe nënsekretari amerikan, Derek Shollet, bashkë me të dërguarin e posaçëm të SHBA—së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Komentatori politik, madje ka vlerësuar se në bazë të rrethanave aktuale, zgjedhjet në veri të vendit do të shtyhen, shkruan Gazeta10.

“Zgjedhjet në veri do të shtyhen. Nuk ka këtu ka me u pa. Javën e ardhshme në Kosovës, përve Escobarit, do të vie edhe nënsekretari i shtetit Amerikan Derek Shollet. Ajo që më habit mua është se pse zyrtarët e lartë s’po bisedojnë me Presidentën për cështjen e zgjedhjeve në veri”, tha Zeka në Politiko.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera