Lajme

Zeka – Veselit: Na nuk hajmë këtu krune të Novisadit

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 14 September 2018

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohen disa projektligje që janë paraparë në rend të ditës.

Lidhur me numrin e madh të agjencive të krijuara nga Kuvendi, deputeti i Nismas, Milaim Zeka ka kritikuar fillimisht kryeparlamentarin Kadri Veseli se nuk po ia prish askujt, kurse deputetëve po u gjuan ‘kungja’

‘’Nuk është aspak e mirë metodika jote mos me ia prish kerkujt e neve me na gju me kungja’’, i ka Zeka Veselit, raporton Periskopi.

-Advertisement-

Sipas Zekës, cdo deputet duhet ta deklarojë pasurinë para Prokurorisë, por jo agjencitë siç është ajo Kundër Korrupsionit t’ua bëjë publike kontot e bankave, madje edhe të grave të tyre.

‘’Unë në mënyrë absolute pajtoj me fjalët e Fatmir Xhelilit. Ato agjenci i keni kriju ju, Kuvendi. I keni ba 34 a 35. Ti s’ke qenë kryetar atëherë. Na e dimë tanë. Na nuk hajmë këtu krune të Novisadit. E dimë për çka janë ba shumica e agjencioneve. Sidoqoftë esencën e shpjegoi shumë mirë deputeti Xhelili. Unë jam që para gjykatës, para Prokurorisë cdo deputet duhet me qenë i gatshëm me deklaru pasurinë personale dhe ka i ka ardhur pasuria. Jo more me naj publiku ata neve konto numrat e sa pare i kena, jo vec neve por edhe t’grave tona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera