Lajme

Zeka tregon se nga kush u largua fotografia e Presidentit Ibrahim Rugova nga holli i Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 21 August 2019

Kryetari i PEK  ka komentuar raportet e dikurshme në mes LDK-së dhe Nismas. Ai thotë se LDK e ka penguar gjtihnjë Nisman dhee madje në një moment është marrë vendim që të hiqet fotografia e Ibrahim Rugovës nga koridori i Kuvendit të Kosovë.

“Dihet Nisma çfarë lufte ka zhvillu me LDK-në. Aq shumë e ka pengu LDK, Nismën sa që në Pavarësi besoj e dini të gjithë në 2008-ten kur është heqë fotografia e doktor Ibrahim Rugovës në hollin e Kuvendit të Kosovës, ajo është hequr drejtpërdrejt me urdhër e kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Jakup Krasniqit”, përfundon Zeka.

Kujtojmë se kryetari  i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i Nismas, Fatmir Limaj ditë më parë janë takuar për të biseduar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera