Sport

Zeka tregon se a do të luajnë ndaj Vushtrrisë, pas dyshimeve për koronavirus në kampin vushtrrias

Autori: Erion Maliqaj 16:22 | 07 July 2020

Mesditën e së martës në media doli lajmi se dy futbollist të Vushtrrisë kanë shfaqur simptoma të koroanvirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, që të dyve ua janë shfaqur pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të merr masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”, ka deklaruar presidenti i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi për insportin.

E pas këtyre lajmeve se në kampin vushtrrias ka të dyshuar me ‘Covid-19’, Gazeta inFokus ka kontaktuar me kryetarin e klubit të Trepçës ’89 për të kuptuar se a do të luajnë të enjten ndaj Vushtrrisë.

-Advertisement-

Zeka ka thënë se ‘minatorët’ do të luajnë pavarësisht a janë apo nuk janë me virus futbollistët e Vushtrrisë.

Po sot e kemi parë në media se dy futbollist të skuadrës së Vushtrrisë janë të dyshuar për koronavirus. Pavarësisht kësaj ne të enjten do të përballemi me ta, pasi kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund dhe kampionati duhet të përfundoj”, deklaroi Abedin Zeka.

FFK-ja dënon presidentin e Trepçës '89, Abedin Zeka

Trepça ’89 është nikoqire e Vushtrrisë në duelin e vlefshëm për javën e 29-të në elitën e futbollit kosovar.

Mitrovicasit deri në xhiron e fundit do të luftojnë për mbetje në elitë, ndërsa vushtrriasit tashmë edhe matematikisht kanë renë nga Superliga./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera