Lajme

Zeka thotë se Salih Mustafa akuzohet për disa vrasje ndër to edhe të zyrtarit të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 24 September 2020

Pas arrestimit të ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa,  ka reaguar ish deputeti i kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Zeka sipas burimeve të tij ka thënë se ish-eprori i UÇK-së, po akuzohet nga Specialja për disa vrasje e përfshirë këtu edhe për një vrasje të një zyrtarit të LDK-së.

Ai  po ashtu ka thënë se arrestimi i Mustafes është një sinjal serioz, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ky është reagimi i Zekajt:

Arrestimi i sotem – sinjal serioz per njereze joserioz

Arrestimi qe ka ndodhur sot ne zyrat e FSK-se, eshte teper serioz. Personi i arrestuar ne Prishtine, sipas burime brenda Prokurorise, akuzohet per disa vrasje gjate luftes, dhe te pakten per nje vrasje te pasluftes, te nje personaliteti dhe zyrtari te larte te LDK/se.

Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar.

Ka gjasa se arrestime do te kete edhe ne ditete ne vijim.

Ne kete foto jane Salih  Mustafa- Cali dhe Fadil Syleviqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera