Uncategorized

Zeka sqaron fyrjen ndaj Besa Gaxherrit, thotë se fjalimi i tij në Kuvend u përkrah nga disa deputetë të VV-së e LDK-së (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 12 September 2017

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se është shkelje flagrante e privatësisë, publikimi i video incizimit ku dëgjohet duke e ofenduar deputeten e LDK-së, Besa Gaxherrin pas seancës që u mbajt të shtunën.

“Se kam shajt në praktikë askënd, ai është një incizim privat, bisedë private, është keqpërdorim flagrant i privatësisë së njeriut, është keqpërdorim flagrant i medieve që e kanë publikuar atë, sepse është publikim i paautorizuar”, ka thënë Zeka në një intervistë për OnAir.

Zeka ka theksuar se kjo ka qenë një bisedë private e pa drejtuar ndaj Besa Gaxherrit dhe ndaj deputetëve të veçantë.

-Advertisement-

“Të gjithë ata që do e lypin në Parlamentin e Kosovës do tua bëjë kështu, dhe qëndroj prapa kësaj”, u shpreh më tej Zeka, shkruan Telegrafi.

I pyetur se a do të vazhdojë me fjalorin e njëjtë në Kuvend, deputeti i Nismës, ai u shpreh që do të jetë edhe më zi.

“Shumë edhe ma zi, shumë edhe ma keq, sepse shumica e deputetëve janë rrugaç, hajdutë, kriminel, agjent të Serbisë që janë veshur me petkun e patriotizmit”, theksoi Zeka.

Ai shoti se pas fjalës së tij në seancën e së shtunës, përkrahja e parë që ka marrë ka qenë nga Jakup Krasniqi.

“Mesazhin e dytë e kamë marrë përkrahje prej Fatmir Limajt, kom pas përkrahje edhe prej Ramush Haradinajt, prej deputetëve të PDK-së dhe një pjese të deputetëve të VV-së dhe LDK-së të cilët më kanë thënë se shumë mirë ua ke bërë”, tha Zeka.

Deputeti i Nismës theksoi se sharja e tij në Kuvend ka qenë e drejtuar edhe ndaj disa deputetëve të PAN-it. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera