Lajme

Zeka: Sistemi i drejtësisë – ‘sistem i Burdushit’

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 15 April 2019

Derisa në Kuvend të Kosovës po diskutohet për Kodin e Ri Penal, deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka ka përmendur edhe një herë provimin e jurisprudencën të kryeprokurorit Aleksandër Lumezit që u pat bërë temë pas akuzave që profesori Enver Hasani i kishte bërë Lumezit për falsifikim.

Zeka duke quajtur sistemin e drejtësisë, “sistem të Burdushit”, përmend Lumezin duke thënë se ky i fundit ka miqësi me presidentin Hashim Thaçi e ministrin e drejtësisë, Abelard Tahirin.

“Mos mendo që në këtë sistem të Burdushit kemi me pas drejtësi. Ministri jonë i drejtësisë e ka propozu si kryetar të komisionit të Jurisprudencës Aleksandër Lumezin. Pse e ka propozu? Sepse atë kohë kanë qenë shok të ngushtë me presidentin Hashim Thaçin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, edhe unë jam mik me juve po privat e jemi kundërshtar në politikë. Enver Hasani ka dal me argumente ai nuk është rrugaç po profesor universitar edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, e nuk e ka dhanë provimin e jurisprudencës”, thotë ai.

-Advertisement-

Tutje, Zeka ka përmendur edhe rastin e deputetit të VV-së, Rexhep Selim.

“E njëjta situatë është edhe me Kryeprokurorin e Reshat Millaku. Këshilli prokurorial i Republikës së Burdushit qohen bën komunikatë kundër deputetin Rexhep Selimi pse ja ka përmend emrin me një emision televiziv a në një foltore të Kuvendit, ndërkohë nuk del me mbrojtë një deputet kur thuhet se ju ka konfisku pasuria pa ju konfisku fare. Ju e keni kap sistemin e drejtësisë në kam e në kry”, shton Zeka.

Deputeti i Nismës ka drejtuar edhe akuza të rënda drejt prokurorit.

“Mu qu një prokuror hajdut rrugaç i pitë, kujna i frigohi ju mos i frigoi atyre policëve që kanë dal para gjyqit pse kanë vjedh 200 gr dredhëza. Ju i frigohi njerëzve zyrtarë, deputetëve, mjekëve të mirë, politikanëve të mirë dhe tash duke pas atje një prokuror kriminel”, tha Zeka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera