Lajme

Zeka: Ramushi më i mirë për kryeministër se Hoti e Kurti

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 13 August 2017

Deputeti i zgjedhur nga koalicioni PAN, Milaim Zeka ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj është më i mirë për pozitën e kryteministrit se sa Avdullah Hoti e Albin Kurti.

Zeka ka kritikuar qytetarët të cilët po e fyejnë Haradinajn, duke i pyetur nëse Ramushi ka kërkuar leje nga ata për të luftuar me vëllezërit.

Zeka ka siguruar të gjithë se Ramushi do të bëhet kryeministër i vendit, madje për inati të atyre që abuzojnë me gjuhën shqipe, me flamurin, kombin, dashurinë e njerëzillëkun.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i Zekës:

“E kam nje pyetje per do balosha te fb, dhe kundershtar te Ramushit

Ne jeten time, dy here kam pi kafe me Ramush Haradinajne. Kurr biznes nuk kam ba me te. Heren e pare kur kam pi kafe, ka qene viti 2004-2005.

Tani me ka ardhe shanci me perzgjedhe ne mes te gjithe kandidateve per Kryeminister. Jo qe mendoje, po jam i bindur, qe ne krahasim me Avdullah Hotin, dhe Albin Kurtin, eshte ma i miri.

Juve qe veq po e shani, e nuk po e kritikoni, sepse qinders here vet e kam kritiku, pash Zotin a mos valle ju ka pas pyet Ramushi nese duhet me dale e me luftu kunder Serbise, bashke me vellazni?! Mos ju ka pas pyet juv a eshte mire me hy ne Kosove bashke me vellain Luanin, Fehmine e Xheven, ku u vra edhe Luani? A mos i pate ndihmu me ja tregu rrugen, apo me ja qele rrugen nga bora?!

O ju jeni aqe te mjere, aqe rrace meshavine, sa qe me ua kontrollu ADN-nu, ku me dite sa klm large Stambollit e Beogradit ju dalin lozet e kastravecave te fares tuaj.

Rrini pa merak, Ramushi do bahet kryeminister, perinati te sojit tuaj, qe abuzoni me gjuhen shqipe, me flamurin, me kombin, me dashurine, me njerezillekun!!!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera