Lajme

Zeka për bisedimet Kosovë-Serbi: Gjermania garantuese për Kosovën , Franca për Sërbinë

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 19 November 2019

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se treshja Amerika, Gjermania, Franca janë më të fuqishmit e që sipas tij do të udhëheqin bisedimet Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se pas diskutimit të temave të shumëta në tavolinë Gjermania do të jetë Garantuese për Kosovën, Franca për Serbinë dhe thekson se Amerika do të mbetet Arbitër në këtë lojë, shkruan gazeta inFokus.

Zeka ka theksuar se për këtë aresye, ShBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, janë të interesuara për krijimin e qeverise Kurti-Osmani, në nja afat kohorë sa më të shpejtë.

-Advertisement-

“Amerika, Gjermania, Franca. Kjo eshte tresheja e fuqishme qe do udheheqe, ne fund edhe do te diktoje bisedimet Kosove-Serbi. Te gjitha opsionet jane te hapura. Shume tema do te shtrohen ne tavoline, edhe shkembimi i teritoreve.

Krejte ne fund, Gjermania do te futet garantues per Kosoven, kurse Franca per Serbine. Amerika do mbetete arbiter ne kete loje.

Pikerisht per kete aresye, ShBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, jane te interesuara per krijimin e qeverise Kurti-Osmani, ne nje afat kohor sa me te shpejte.
Qarqet pro rusoserbe jane per zhagitjen e ketije procesi, mundesisht edhe dergimin e vendit ne zgjedhje tjera…!!!”, është shprehur Zeka./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera