Lajme

Zeka paralajmëron arrestime: Arigoni i videos për vjedhje votash në QNR hyri me bexh të falsifikuar, përmes zyrtarëve të lartë politik

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 09 March 2021

Ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmruar arrestime në lidhje me skandalin e vjedhjes së votave në QNR për ministren e Jashtme Meliza Haradinaj.

Madje, sipas Zeks, duke u thirrur në burime të tij, thotë se Arigoni, personazhi i video incizimit të manipulimeve në QNR i publikuar para pak ditësh nga Insajderi, në QNR ka hyrë me bexh të falsifikuar.

Zeka thotë se kjo atij ju mundësua përmes disa zyrtarëve të lartë politikë.

-Advertisement-

Arigoni është personazhi që dyshohet se mori para nga burri ish-Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj, për të manipuluar rezultatin zgjedhor në QNR, në favor të kësaj të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera