Lajme

Zeka nuk do të dëshmojë në rastin e Fatmir Limajt

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 13 July 2017

Në gjykimin ku Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, prokurori Charles Hardaway ka kërkuar që në cilësinë e dëshmitarit të ftohet MilaimZeka.

Përveç Limajt gjykohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Deputeti i Koalicionit PAN Milaim Zeka nuk do të dëshmojë në gjykimin e Limajt dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre.

-Advertisement-

Refuzimin e kërkesës së prokurorit Charles Hardaëay e bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues Maria Tuma.

“Propozimi i prokurorit hedhet poshtë. Provat e propozuara nga ana e prokurorit janë shumë të përgjithshme e asgjë specifike. Ky është vendimi i trupit gjykues”, tha Maria Tuma.

MIlaim Zeka do të jetë deputet i Koalicionit PAN në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Zeka fitoi 12 mijë e 82 vota.

Ai iu bashkua Nismës për Kosovën pak para zgjedhjeve të 11 qershorit. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera