Ekonomi

Zeka: Nuk është koha që ligji për sigurime shëndetësore të hyjë në fuqi

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 18 May 2017

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka kërkuar nga qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017.

Drejtori i OEAK-ut, Arian Zeka, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, ka thënë se përgatitjet e tanishme për hyrjen në fuqi për Ligjin për Sigurime Shëndetësore, nuk janë adekuate. Sipas tij, edhe periudha e pasigurisë politike, kërkon që ky ligj duhet të shtyhet dhe të mos hyjë në fuqi më 1 korrik 2017.

“Nuk kemi informata nga Ministria e Shëndetësisë si ka shkuar procesi. MSH-ja ka qenë e mbyllur me palët e interesit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Zeka ka rekomanduar që implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018.

Ai ka bërë me dije se OEAK-u, ka shprehur shqetësimin për këtë ligj edhe gjatë draftimit. “Kemi rezervat tona për këtë ligj. MSH-ja, më së paku dialogon me palët e interesit. Kemi shprehur publikisht që MSH-ja të mësoj me ministritë e tjera të linjës. Ata punojnë dhe bashkëpunojnë me palët e interesit”,ka thënë ai.

Arian Zeka ka vlerësuar se Ligji për Sigurime Shëndetësore, është nj rëndësie shumë të madhe për qytetarëve e Kosovës, duke e marrë parasysh se një pjesë e saj jeton në kushte të vështira sociale. Ai ka thënë se edhe bizneset do të ngarkohen shumë, duke e marrë parasysh se edhe ekonomia informale është e lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera