Lajme

Zeka: Nuk do të ketë ndryshim nëse Vetëvendosje nuk udhëheq me këto dy ministri

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 02 December 2019

Themeluesi i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë në T7 se VV-ja nuk mund të ndryshojë asgjë nëse nuk i drejton dy ministri të rëndësishme.

Bëhet fjalë për ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë, shkruan gazeta inFokus.

“Të gjithë kemi qenë partizanë të ndryshimit. Ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë. Nga aty fillon çkapja e shtetit dhe ndryshimi”, është shprehur Zeka.

-Advertisement-

Këto deklarata të Zekës vijnë pas raportimeve se Mustafa ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë takimit të së hënës me Albin Kurtin./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera