Lajme

Zeka: Ndoshta Kurti nuk është i gatshëm për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 09 January 2020

Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka deklaruar se LDK-ja si partia e dytë e dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk e ka fuqinë politike dhe as kushtetuese që të bëjë koalicion qeverisës dhe as të thërrasë partnerë për të bërë koalicion.

Ai gjatë emisionit “Debat Plus” në televizionin Dukagjini ka thënë se  dhe se nuk është problemi i ndarjes së ministrive, por sipas tij problemi qëndron te pikëpamjet e ndryshme që ndajnë LDK dhe VV, por edhe te problemet që e presin si koalicion qeverisës në të ardhmen sikurse janë bisedimet me Serbinë.

“VV mendon se të gjitha resurset do të jenë shtetërore, ndërsa LDK-ja nuk mendon ashtu. Këto janë disa çështje që duhet biseduar në tavolinë”, tha Geci.

-Advertisement-

Ndërsa, Milaim Zeka, kryetar i PEK-ut, konsideron të gabuar mënyrën e komunikimit ndërmjet LVV dhe LDK-së rreth ndarjes së posteve ministrore përmes rrjeteve sociale.

“Vlimi i brendshëm i Isa Mustafës tregon se ai nuk lëshon pe. Kam eksperiencë nga arritja e koalicionit LDK-PDK. Isa i pati thënë Thaçit këtu nuk lëshoj pe dhe Ministria e Brendshme i takoi Skënder Hysenit”, tha ai.

Sipas Zekës, Vetëvendosja po përgatitet për të shkuar në zgjedhje të reja, pasi që gjasat për arritjen e një koalicioni qeverisës janë minimale.

“Albin Kurti për momentin nuk po e sheh veten në një pozitë të përshtatshme për të udhëhequr Kosovën në postin e kryeministrit, pasi që kjo është qeveri e dialogut, i cili është esencial. Albin Kurti ndoshta po thotë nuk është koha ime, pasi e di se në këtë proces mund të digjet shumë keq”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera