Lajme

Zeka LDK-së: Keni vjedhë bashkë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 16 March 2018

Lidhur me akuzat drejtuar LDK-së për keqpërdorimin e fondit të 3 përqindshit, Milazim Zeka foli edhe një herë në interpelancë. Në debatin me Avduallah Hotin e Lumir Abdigjiku nga LDK, Zeka tha se këto akuza nuk janë të bëra nga ai.

Megjithatë, sipas Zekës këto akuza janë të qendrueshme, shkruan Infokusi.

“Çka është vjedhë në fondin e 3 përqindshit e din çdo njeri dhe ekziston një aktakuzë e ngritur. Aktakuzë ko që e ka ngritë njëri themeluesit dhe personaliteti më i madh i LDK-së, Hafiz Ggica”, tha Zeka.

-Advertisement-

Ai këshilloi deputetët e LDK-së që të rrinë ne sallë e të dëgjojnë ngase akuzat nuk janë ndaj Hotit e Abdigjikut por ndaj tërë partisë.

“Mas pari profesor Avdullah Hoti ju po mani konferenca t’shtypit çdo t’xhuma edhe kur kom fol unë ti ishe atje t’u fol para gazetarëve”, tha ndër të tjera Zeka. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera