Lajme

Zeka: Kush nuk e voton demarkacionin është kundër liberalizimit

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 22 February 2018
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka ka thënë se do të do të votojnë çështjen e demarkacionit ne seancën e sotme të Kuvendit, shkruan Infokusi.com
‘Ne kemi qëndrim unanim që do ta votojmë demarkacionin, konsiderojmë që është situatë e re pas vizitës në Podgoricë mes zv. Kryeministrit, Fatmir Limaj dhe palës malazeze dhe pas arritjes së marrëveshjes mes dy presidentëve’, ka thënë Zeka.
Ai ka shtuar gjithashtu se deputetët që do të votojnë kundër demarkacionit janë kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
‘Çdo deputetë i Kuvendit të Kosovës që do të jetë kundër demarkacionit është defakto kundër lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe nuk kanë asnjë arsye për ti bllokuar proceset e Kosovës, jo rastësisht ambasadori amerikan dhe ambasadorët e tjerë dje kanë realizuar takime me deputetë rreth çështjes së demarkacionit’, ka thënë Zeka.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është paraparë të mbahet sot në orën 11:00 por ende nuk ka filluar./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera