Zeka: Kurti e dorëzoi veriun, dikur kishte kontroll të pjesshëm, tash s’ka fare

Autori: Gazeta inFokus
23:31 | 07 December 2022
Gazetari Milaim Zeka e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për zbatim të politikave të gabuara për çështjen e veriut.
Ai ka thënë se Kurti e ka dorëzuar veriun.
Sipas tij, dikur kishte kontroll të pjesshëm në atë pjesë, e tash nuk ka fare.
“Ka pas kontroll të pjesshëm në atë pjesë, tash nuk ka fare. S’po them që e ka bërë me qëllim a pa qëllim, por ky e dorëzoi veriun e Kosovës”, ka thënë Zeka në “DPT te Fidani”.
Zeka ka thënë se me krijimin e kësaj situate në veri, Vuçiq ka krijuar avantazh.
“Po them që veriu i Kosovës është puro problem politik. Nuk zgjidhet me dhunë. Ia dhanë një kartë Vuçiqit që ta përdor në kombet e bashkuara, që të thotë se janë zhveshë mbi 600 policë”, ka thënë tutje gazetari.
Sipas tij, kur kryeminsitri Kurti nuk dëgjon SHBA-në dhe BE-në, humbet Kosova.
“Albin Kurti nuk duhet ta ndjekë logjikën e padëgjueshmërisë ndaj SHBA dhe BE. Saherë që ky nuk i dëgjon të huajt, Kosova humbë. Nuk është problem që humbë Albin Kurti, por humbë Kosova”, ka thënë ai në emision.

Të tjera
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ta...
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ...
-
Trupat e viktimave siriane kthehen nga Turqia, dhimbje e madhe në kufi
Fotografi të realizuara në një pikë kufitare midis Turqisë dhe Sirisë tregojn...
-
KUJDES: Kështu po hakohen llogaritë në facebook, po kërkohen edhe para për të iu kthyer ato
Së fundmi janë shtuar rastet e harkimit të llogarive personale në facebook. E...
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...