Lajme

Zeka: Kandidimi i Bekim Jasharit, nokaut i madh për PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 22 August 2017

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milazim Zeka ka komentuar kandidimin e Bekimi Jasharit për kryetar të Skenderajit.

Zeka e ka quajtur kandidimin e tij si “nokaut” të madh për  PDK-në, duke thënë se Sknderaji do ta ketë tashmë një kryetar që i duhet.

Zeka me tutje në postimin e tij ka thënë se e mbështet jo pse është djali i Hamzes, por pse është i mençur dhe që mund të çoj vendin përpara, shkruan Indeksonline

-Advertisement-

Postimi i plotë i tij në facebook:

Kandidimi i Bekim Jasharit ne Skenderaj – nokaut i madh per PDK-ne Lajmi se Bekim Jashari do i futet gares per kryetar te Skenderajt, ka qene nga lajmet me te mira te ketije viti. Ata qe e kane njohur Hamez Jasharin, e dine fare mire se ai ka qene intelektual i madh, artist dhe strateg i madh. Ai ka qene vizionar i lirise te Kosoves. Tallja e tije me “akademiket e Kosoves” eshte pertej çdo diplome, dhe titulli akademik! Bekimi eshte i ngjashem. Une nuk e mbeshtes pse eshte djali i Hamzes, po pse eshte i mençur, dhe qe din me qu ate vend perpara. Populli yne nuk ka thene kot: Dardha pike nen dardhe! Garimi i Bekim Jasharit, ne njeren ane i ka dhene nokaut PDK-se, ne anen tjeter i ka dhene nje leksion VV, duke i treguar qe zhgenjimi eshte aqe i madh ne politiken 16 vjeçare, sa qe fal ketij zhgenjimi, u rrite VV. Fitili i Lirise te Kosoves u ndez ne Prekaz. Era e demokracise te Kosoves filloi ne Drenice vitin e kaluar, ndersa tani po ndertohen themelet. Skenderaj do ta kete nje kryetar qe i duhet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera