Lajme

Zeka i PDK-së: Vrasja e Qerim Kelmendit alarm për shtetin

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 27 February 2020

Në orët e para të së enjtes në një  veturë që po digjej u gjet trupi i Qerim Kelmendit, ish-ushtarit të UÇK-së, e vëllaut të Ibrahim Kelmendit, ish-veprimtarit të LPK-së.

E për këtë rast ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i PDK-së Izmi Zeka, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka thënë që Qerim Kelmendi ishte njeri i orëve të para të luftës së UÇK-së.

-Advertisement-

Zeka shton se ky rast është alarm për shtetin e institucionet e saj.

“Nuk kam koment më.As nuk di nga të ia nisi.Të vritet njeriu në kohë paqe dhe të digjet në veturë është rast i rënd.Qerim Kelmendi ishte njeriu i orëve të para të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves.Çlirimtarët,ata që as lufta e përgjakshme nuk i mori,tani paqja po i hanë dalngadal.Kur vritet çlirimtari diçka nga liria hiqet dhe trashëgëmia e saj tretet. Prej pas lufte e këndej mbi 200 luftëtarë u vranë. Ky rast është alarm për shtetin dhe institucionet e saj”, ka shkruar Zeka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera