Lajme

Zeka i bindur: Eskota e ambasadores turke fajtore për aksidentin në Mramor

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 17 November 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka dal kundër deklarimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka se fajtor për aksidentin e mbrëmshëm në Mramor ka gjasa të ketë qenë ngasësi i veturës, i cili ka vdekur.

Zeka përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka informacione brenda Policisë se eskota e ambasadores turke ka shkaktuar këtë aksident, shkruan Gazeta inFokus.

“Një tragjedi ka ndodhur ne fshatin Mramor. Katër te vdekur. Eskorta e ambasadores turke e përfshire ne ketë vrasje. Kam informacione se shoferet e ambasadës e kane shkaktuar ketë tragjedi. Policia dhe prokuroria duhet ta thonë te vërtetën. Pse po e them kete? Sepse kam informacione nga brenda policise, te cilet e deshmojne se te fortet e policise dhe prokurorise i devijojne hetime, i prishin provat dhe i shkaterrojne deshmite.”,ka shkruar Zeka.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka përmendur disa raste që sipas tij Policia ka bërë lëshime për shkak të përfshirjes së personaliteteve të ndryshme.

“Kur e ndalem njëherë gruan e te fortit Nazim Sahiti, e cila ishte përfshi ne nje akcident, erdhi ai vete dhe na kërcënoi qe te mos benin raport. Kur kryeinspektori i AKI-se shkaktoi akcident ne rrugen Prishtine – Fushe Kosove, ku pati një te lënduar, personi na iku nga vendi i ngjarjes dhe na urdheruan te mos bëjmë raport. Djali i Shpend Maxhunit është ndaluar edhe dy here ne tetorin e vitit te kaluar, po na kane urdhëruar te mos bëjmë raport.”, ka shkruar ai.

Zeka ka përfunduar se nëse vërtetohen pohimet e tij ambasadorja tukr duhet të mbaj përgjegjësi morale ndërsa shoferi të ndiqet për vrasje.

“Mbi bazen e ketyre fakteve, i beje thirreje organeve te drejtesise qe ta trajtojne me profesionalizem kete tragjedi dhe te mos ndikohen nga askush. Nese eskorta e ambasadores ka shkaktuar kete tragjedi, ajo mbane pergjegjesi morale, ndersa penalisht, per vraseje te rende, duhet te ndiqen drejtuesit e automjteve!”,ka përfunduar Zeka.

Gjatë ditës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thënë se dyshohet që ngasësi i veturës te ketë qenë faktor i aksidentit.

‘Sipas vendin të ngjarjes, shkak i aksidentit është tejkalimi nga vetura ku mbetën të vdekur tre persona, edhe pse në atë pjesë tejkalimi ka qenë i lejueshëm. Të ndaluar nuk ka njëherë, po presim ekspertizën rreth aksidentit, por shenjat e para janë se fajtor i këtij aksidenti është ngasësi i veturës, i cili ka vdekur”, ka thënë Beka.

Ndryshe mbrëmjen e së premtes katër persona kanë ndërruar jetë në një aksident trafiku në fshatin Mramor të Prishtinës. Në këtë aksident ishte e përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç./Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera