Lajme

Zeka hamendëson se cilat do të jenë arrestimet e radhës nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 18 November 2020

Gazetari Milaim Zeka në DPT te Fidani në T7 ka thënë se do të ketë arrestime të radhës fillimisht nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm e pastaj në zonat operative.

Zeka tha se personat që arrestohen nuk dihen fillimisht me emra, por vijnë vetëm si shifra dhe deri në momentin e fundit nuk dihen emrat e tyre.

“Këta e kanë kapur zinxhirin komandues, në bazë të këtij zinxhiri komandues normal që do të ketë arrestime. Fillimisht nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, pastaj te zinxhiri komandues i zonave operative, zonës së Drenicës, Dukagjinit, Llapit, Pashtrikut, Gjilanit etj”

-Advertisement-

“Se çfarë srtategjie ka Prokuroria është vështirë për ta ditur, sepse janë duke vepru në fshehtësinë më të madhe. Arrestimet që ndodhin në Kosovë dhe Njësitet Operative të cilët ata i kanë këtu nuk vjen asnjë emër, vijnë vetëm shifra, deri në minutat e fundit nuk i dinë emrat kush do të arrestohet. Në momentin që nisen vetëm një pjestar i tyre e di vendin ku do të shkojnë dhe kë do ta arrestojnë”, ka shtuar Zeka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera