Ekonomi

Zeka: Dogana e ATK po ndihmojnë bizneset kosovare

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 23 May 2018

Bizneset kosovare vazhdimisht përballen më vështirësi në zhvillimin e biznesit në aspektin doganor dhe në qaje në tregun ndërkombëtar.

Kështu u tha në tryezën e organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e titulluar “Tregtia: Sfidat e sektorit privat, shkruan Infokusi.com.

Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës janë institucionet që vazhdimisht po punojnë në lehtësimin e të bërit biznes në vend.

-Advertisement-

E Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se gjatë 2018-ës kanë ndërmarrë disa masa përmes së cilave kanë lehtësuar të bërit biznes në vend.

Berisha përmendi heqjen e akcizës në produkte të caktuara, digjitalizimin e procedurave të shumta doganore.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Avni Krasniqi, Kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave të Odës Amerikane i cili tha se janë bashkëpunimi i lartëpërmendura kanë ndihmuar në minimizimin e problemave me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera