Lajme

Zeka: Me datën 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAA-VV

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 27 July 2017
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka paralajmëruar se më 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAA-VV.

Zeka duke iu referuar takimit të sotëm mes kreut të VV-së, Visar Ymerit dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë arritja e koalicionit në mes VV- dhe AKR duke përfshire edhe LDK-në.

Postimi i plotë i Zekës:

Pacolli është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes VV, jo per “kafe” qysh deklaroi ai. Sa për kafe ma mire ishte taku me mu.

-Advertisement-

Qellimi i takimit ka qene arriteja e koalicionit ne mes VV dhe Akr, duke perfshire edhe LDK ne. Kjo marreveshje, gojarisht, eshte arritur, me shkrim do te behet me daten 2 gusht.

E gjithe kjo flet per nje krize te thelle nga te dyja anet. Po te ishin punet ne terezi ne kampin kundershtar te Ramush Haradinajte, takimi Pacolli-Ymeri, s ‘ kishte pse me ndodhe. Po te ishin punet ne teeezi ne çadrate e Isa Mustafes, s’kishte pse te pihej kjo kafe, s’do duhej qe Mimoza Kusari ta kritikonte Labinot Tahirin, i cili pas kesaj kritike lajmeroje “per dhimbeje veshkesh”, asnuk do kishte nevoje te norvozohej ish kryeministri me meshkujte dhe nuset e partise se tije!

Nese krijohet kjo marrevesheje me 2 gusht, zhvillimet politike do te marrin kahje tjera politike.

Ka mundesi qe edhe NISMA te dale me nje propozim te vetin per Kryetar te Parlamentit, pasiqe ky post i takon PAN-it, po jo PDK-se.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera