Lajme

Zeka: Bashkë me Rexhep Selimin i ka ardhur ftesa për Speciale edhe Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 11 November 2019

Sa herë është folur për Gjykatën Speciale, ish-deputeti, Milaim Zeka, ka qenë një prej atyre që ka dhënë parashikime se kush do të ftohet e kur do të ftohet.

Kreu i PEK-ut ndërkohë sot ka thënë se ftesë nga Specialja i ka ardhur edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit, në të njëjtën ditë që i ka ardhur edhe Rexhep Selimit.

Një gjë të tillë Zeka e ka thënë për portalin e vet “Parrottla” ka thënë se gjithashtu nga informacione që kishte marrur jo zyrtarisht ishte thënë se të paktën për një vit Hashim Thaçi nuk do të ishte cak i Speciales.

-Advertisement-

Sipas tij, së shpejti, ftesat do ti marrin edhe shumë përfaqësues të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Agim Çeku etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera