Zëdhënësja e misionit të OKB-së në Kosovë për marrëveshjen e burgjeve: Rrezikon rritjen e shkeljeve të të drejtave të burgosurve

Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 11 November 2024
Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se traktati ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e burgut në Gjilan për ekzekutimin e dënimeve për 300 persona që nis zbatimin vitin e ardhshëm, përbën diskriminim. Danimarka insiston se dënimi mund të bëhet brenda detyrimeve të saj ndërkombëtare.
Burgu i Gjilanit pritet që në fundvitin e ardhshëm të jetë gati për të pritur të burgosurit e vendeve të ndryshme të ndaluar në Danimarkë. Por marrëveshja vazhdon të kritikohet si cenim i të drejtave të njeriut nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në fillim të vitit i kërkoi Mbretërisë së Danimarkës që të përmbahet nga marrja me qira e objekteve të paraburgimit jashtë territorit të saj dhe të sigurojë që të burgosurit të mos diskriminohen në bazë të kombësisë dhe statusit familjar.
Zëdhënësja e misionit të OKB-së në Kosovë, Hayat Abu Saleh, thotë se kjo marrëveshje mund të çojë në një rritje të shkeljeve të të drejtave të të burgosurve, duke përfshirë të drejtat për mosdiskriminim, jetën familjare dhe shëndetin.
“Kjo gjithashtu ngre shqetësime për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë mundësimin e monitorimit efektiv të pavarur sipas Rregullave Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve (Rregullat e Nelson Mandela) dhe instrumenteve të tjera rajonale e ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, i ka thënë Abu Saleh Radio Kosovës.
Më tej Abu Saleh thotë se marrëveshja ngre shqetësime për të drejtat e vetë të burgosurve kosovarë, pasi statistikat tregojnë se burgjet janë në kufijtë të kapacitetit të tyre.
Zyra e Komisionerit të OKB-së u ka kërkuar autoriteteve në Danimarkë e Kosovë që të mbrojnë të drejtat e të transferuarve, përfshirë sigurimin e vendosjes së masave mbrojtëse efektive.
Por autoritetet në Danimarkë thonë se jo gjithçka ka përfunduar rreth traktatit me Kosovën.
Jens Høyer Jensen, zyrtar për media në Ministrinë e Drejtësisë së Danimarkës, thotë se Avokati i Popullit iParlamentit danez do të përfshihet në tërë procesin e transferimit.
“Burgu nuk do të vihet në përdorim derisa të vlerësohet se në thelb kushtet korrespondojnë me ato të burgjeve daneze dhe se dënimi mund të bëhet brenda detyrimeve ndërkombëtare”, i ka thënë Jensen Radio Kosovës .
Ai thotë se Shërbimi Danez i Burgjeve vuan nga një mungesë serioze e kapaciteteve dhe stafit. “Marrëveshja për qiranë e burgut të Gjilanit me kapacitet për 300 të burgosur na ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi. Po ashtu, kjo do t’i mundësojë Kosovës të investojë në sistemin e burgjeve dhe të zhvillojë kapacitetet në fushën e sundimit të ligjit”, ka shtuar Jensen.
Rina Kika, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe avokate,ujdinë e Kosovës dhe Danimarkës e sheh si shumë problematike nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe strategjikisht të gabuar nga ana e Kosovës.
“Nuk duhet të ketë tregti me të drejtat e njeriut – të sigurohet investimi në energji të ripërtërishme e në shërbim korrektues, në këmbim të cenimit të të drejtave të njeriut të të burgosurve”, i ka thënë Kika Radio Kosovës.
“Danimarka, me bashkëpunimin e Kosovës, po e krijon një sistem dual, të ndarë vetëm për të burgosurit jo-danezë, që paraqet trajtim diskriminues në bazë të shtetësisë”, shton ajo.
Agim Demiri, drejtor i Departamentit Ligjor në Shërbimin Korrektues,thotë se për faktin se traktati ka kaluar të gjitha procedurat ligjore, vlerësohet se janë shqyrtuar edhe konventat e të drejtave të njeriut.
“Deri në ekzekutimin e dënimeve daneze, nuk mund të identifikohen pengesat e mundshme për realizmin e marrëveshjes”, i ka thënë Demiri Radio Kosovës.
Traktati ndërmjet Danimarkës e Kosovës që u ratifikua në qershor të këtij viti, parasheh që burgu do të vihet në përdorim deri në 26 muaj nga ratifikimi i tij.

Të tjera
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...