Lajme

Zëdhënësja e LDK-së: Kurti po i sforcon gazetarët

Autori: Ermirë Berisha 17:36 | 13 October 2022

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, është shprehur se kryeministri, Albin Kurti, nuk është transparent me gazetarët, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas saj, kryeministri e ka obligim llogaridhënien para të gjithë qytetarëve, por ai e ka përbuzur punën ndaj gazetarëve të cilët e kanë detyrë të informojnë.

“Ata të cilat i ka linçuar përmes makinerisë kibernetike të partisë së tij, sot e mori stafetën për t’i tallur, a thua se ata ia kanë fajin për dështimin spektakolar të kabinetit të tij. Megjithatë, tendenca për të fabrikuar armikun e ri të brendshëm, apo fajtorin kujdestar të radhës, do të dështojë, sepse pushteti që i ka krejt, nuk mund të arsyetohet me asgjë”, ka thënë Halimi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera