Lajme

Zëdhënësja e LDK-së: Është e dëmshme dhe shqetësuese dëmtimi i raporteve me Amerikën

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 02 November 2022

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, është shprehur se politika kosovare po tregon pa pjekuri në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta inFokus.

Halimi përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka shkruar se të bëhet një ndarje e tillë mes dy shteteve është shqetësuese dhe e dëmshme për Kosovën.

Ajo gjithashtu ka rikujtuar se SHBA-të janë merita kryesore që Kosova sot është një shtet i pavarur.

-Advertisement-

“Të bësh një ndarje të tillë në mes të Kosovës dhe aleatit tonë më të rëndësishëm, ShBA-ve, me ata me të cilët bashkërrugëtuam në përpjekjen tonë për liri, pavarësi e shtetndërtim, jo vetëm që është shqetësuese, por edhe e dëmshme për vendin. Pikërisht, janë ShBA-të vendi që e ndihmoi Kosovën të krijojë rend e rregull. Kjo papjekuri politike, edhe historinë po e kthen në konsum popullist ditor shkurtpamës, pa çarë kokën për pasojat afatgjate të këtij amatorizmi të skajshëm. Shtëpia pa miq nuk mbahet, politika në përgjithësi – e diplomacia në veçanti, me ‘sovranistë’ të padijshëm nuk zhvillohet”, ka shkruar Halimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera