Lajme

Zëdhënësja e Komisionit Evropian thotë se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 21 August 2022

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero -Hernandez, tha se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe të aftë.

Këto komente ajo i bëri dy ditë pasi kryeministri Dritan Abazoviq u rrëzua nga pushteti.

Sipas saj, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri e cila duhet të jetë në gjendje të zbatojë reformat në mënyrë që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së.

-Advertisement-

“Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të punojnë me përgjegjësi për të përmirësuar konsensusin në këtë drejtim, sepse koha e çmuar tashmë është humbur këtë vit”, tha Pisonero -Hernandez për RTCG-në, transmeton KlanKosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera