Zëdhënësi: Pjesëmarrja e rajonit të Tajvanit në ABSh duhet bërë në përputhje me parimin e “Një Kine”
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 22 May 2022
Nga 22 deri më 28 maj do të zhvillohet Asambleja e 75-të Botërore e Shëndetësisë (ABSh). Autoritetet tajvaneze shprehën pakënaqësinë e tyre për mosmarrjen e ftesës për të marrë pjesë në këtë asamble. Lidhur me këtë, shumë vende e kanë përkrahur vendimin e qeverisë kineze për të mos pranuar që rajoni i Tajvanit të Kinës të ftohet në ABSh.
Të shtunën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë për shtypin se në botë ka vetëm një Kinë dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson gjithë Kinën. Tajvani është pjesë e pandarë e territorit të Kinës dhe pjesëmarrja e tij në veprimtaritë e organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duhet të trajtohet sipas parimit të “Një Kine”. Ky parim është përcaktuar në rezolutën nr. 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në rezolutën nr. 25.1 të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.
Pasi Partia Demokratike Progresive e Tajvanit mori pushtetin, ajo nguli këmbë në qëndrimin përçarës të “pavarësisë së Tajvanit” dhe nuk e njeh “Konsensusin e vitit 1992” që mishëron parimin e “Një Kine”, kështu që nuk ekziston më baza politike për pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë.
Qeveria qendrore kineze i kushton rëndësi të madhe shëndetit të bashkatdhetarëve tajvanezë dhe e ka trajtuar siç duhet pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në çështjet shëndetësore globale sipas parimit të “Një Kine”. Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, qeveria qendrore e ka njoftuar rajonin e Tajvanit për gjendjen epidemike rreth 400 herë. Vitin e kaluar, qeveria qendrore miratoi që 47 ekspertë shëndetësorë tajvanezë të marrin pjesë në veprimtaritë përkatëse të OBSh-së. Rajoni i Tajvanit ka marrë shumë herë njoftime mbi epideminë të bëra nga Sekretariati i OBSh-së.
Për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë e vet territoriale, Kina nuk e lejoi rajonin e Tajvanit të marrë pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë të këtij viti. Ky vendim ka fituar përkrahjen dhe mirëkuptimin e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare. Deri tani rreth 90 vende i kanë dërguar letër OBSh-së për të shprehur qëndrimin e tyre në përkrahje të parimit të “Një Kine” dhe për të kundërshtuar pjesëmarrjen së Tajvanit në ABSh. Kjo tregon përsëri se parimi i “Një Kine” është një konsensus i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...