Lajme

Zëdhënësi i VV’së:  Shantazhi për t’u ulur në tavolinën e pazareve nuk kalon

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 03 April 2021

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi ka thënë se opozita po e akuzon VV’në për zgjedhje, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka shtuar janë mësuar në prapaskena të negociojnë për tendere e terminale.

“Ata që janë mësuar në prapaskenë të negociojnë tendere, terminale, ambasadorë tash po akuzojnë se po kërcënojnë për zgjedhje. Pra, atëherë kur nuk punohen pazaret me klubin e stërvjetëruar politik këto dalin e akuzojnë se ne duam vetëm zgjedhje” ka shkruak Manxhuka.

-Advertisement-

Ndër të tjera ka thënë se shantazhi për t’u ulur në tavolinën e pazareve nuk kalon.

“Jo pazareve me krim e korrupsionin e 21 vjetëve, PO qeverisjes së mirë e për të mirën e përgjithshme. Shantazhi për t’u ulur në tavolinën e pazareve nuk kalon. Prandaj për ta tash edhe leximi i Kushtetutës paraqet kërcënim për zgjedhjeve”, ka përfunduari ai. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera