Lajme

Zëdhënësi i VV-së reagon prapë: Jemi dyfishuar si parti në mesin e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 05 December 2020

Nga VV kanë reaguar edhe njëherë pas kontestimit dhe hedhjes serioze të dyshimeve ndaj raportit nga disa ekspertë të porositur nga Parlamenti Evropian, e i cili flet për rënien e qeverisë Kurti.

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë e dijnë se për çfarë arsyesh është rrëzuar qeveria Kurti.

Madje sipas tij, duke u nisur nga këto arsye, ky subjekt është dyfishuar në përkrahje.

-Advertisement-

“Të gjithë e dinë pse u rrëzua Qeveria Kurti. Prandaj Lëvizja VETËVENDOSJE! është ngritur e dyfishuar në mesin e qytetarëve, e të tjerët janë në rënie të lirë. Insistimi se ajo e rrëzoi veten dhe se ishte anti-amerikane, vetëm sa e thellon hendekun”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, më herët gjatë ditës i njëjti raport i hartuar nga disa ekspertë, e porositur nga Komiteti për Punë të Jashtme i PE-së, është kontestuar për shkak të dyshimit të qëllimeve të të njëjtit.

Po ashtu, është raportuar se njëri nga hartuesit ka edhe lidhje me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera