Lajme

Zëdhënësi i VV-së: Marrëveshja për koalicion asnjëherë s’ka qenë më e vështirë

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 09 January 2020

Arlind Manxhuka, Zëdhënësi i VV’së ka thënë se arritja e marrëveshjes për koalicion asnjëherë s’ka qenë më e vështirë.

E sipas tij pikërisht kjo po tregon se janë duke u vendosur standarde të reja, shkruan gazeta inFokus.

Manxhuka thotë se lufta për karrige nuk mund të lidhet me negociatat për ndarje të posteve.

-Advertisement-

“Kurre s’ka pasur kaq veshtiresi e perpjekje ne formim te koalicionit, kjo eshte e vertete. Pikerisht ketu qendron fakti se po vendosen standarde te reja. Lufta per karriga nuk mund te nderlidhet me negociatat per ndarje te posteve. Perkundrazi ata qe mendojne vetem karrigen me lehtesi japin gjithcka vetem per te mbetur aty”, shkruan ai.

Sipas tij është shumë normale që qytetarët presin që sa më shpejtë të formohet qeveria, por më shumë se kjo presin që të nisë një qeverisje e re.

“Qytetaret sigurisht se presin sa me shpejte te formohet qeveria, por me shume presim te nise qeverisja e re. Me shume se perseritje te 20 vjeteve te fundit ata presin nje qeveri qe ka prerje te qarte me qeverisjet e kaluara. Ata kane votuar kunder se kaluares dhe Levizja eshte duke e ndjekur kete porosi. Ne jemi infrastruktura e ndryshimit prandaj dhe qytetaret shqetesohen sepse Levizja eshte e tyre”, shkruan Manxhuka.

E për mosarritjen e marrëveshjes ai akuzon edhe portalet duke thënë që nuk mund ta luhasin bindjen e askujt.

“Por, disa qe s’jane as portale, sepse per shume prej tyre kam shume respekt, sipas te cilave deri sot 20 here eshte arritur marreveshja, e pastaj serish te njejtat 20 here duke thene se ka deshtuar marreveshja, nuk mund ta luhasin bindjen e askujt”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera