Lajme

Zëdhënësi i qeverisë tregon se a do të ketë reduktime natën e Vitit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 30 December 2021

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se në natën e Vitit të Ri nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeziu tha se kjo do të ndodhë falë ndihmës që Shqipëria do t’ia jap Kosovës.

“Ne padyshim se jemi falënderues Republikës së Shqipërisë për ndihmën e ofruar e cila është në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes dy qeverive sa i përket fushës së energjisë. Dhe ky bashkëpunim do ta mundësojë ose do të sigurojë që gjatë ndërrimit të motmoteve të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike. Kështu që atmosfera festive të mirëmbahet ashtu siç duhet”, tha Kryeziu.

-Advertisement-

Para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se po e përcjell me vëmendje gjendjen me krizën e energjisë elektrike që po mbizotëron në Kosovë dhe shprehi gatishmërinë për t’i ndihmuar Kosovës në këtë kohë krize.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera