Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti i reagon Borell-it: Datat zbatohen kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 26 April 2021

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Perparim Kryeziu, ka thënë se data e dhënë nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë së BE’së, Josep Borell, për vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk iu është kumtuar Zyrës së Kryeministrit, gjë të cilën e ka cilësuar si të njëanshme.

Kryeziu këtë gjë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka njoftuar se nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislim Bislimi dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do e vizitojnë Brukselin, shkruan Gazeta Express.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve”, thuhet në postim.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, thuhet tutje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel, sipas Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Pas një pezullimi gati 2 vjeçar, bisedimet ndërmjet dy vendeve gjatë vitit 2020 patën rifilluar, por ato sërish u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë që u mbajtën më 14 shkurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera