Zëdhënësi i qeverisë i reagon Hotit: Me çka s’je i kënaqur?

Autori: Gazeta inFokus
15:08 | 18 January 2023
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës ka kritikuar kreun e qeverisë, Albin Kurti, për paraqitjen e tij në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, shkruan Gazeta Infokus.
Hoti tha se thirrjet e Kurtit për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë.
E në lidhje me deklaratën e Hotit, ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, duke e pyet atë se “me çka nuk është i kënaqur”.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ia shtroi deputetit Hoti shtatë pyetje ku e nisi me atë se nuk është i kënaqur Hoti “me pjesëmarrjen e kryeministrit në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?”./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postim e plotë të zëdhënësit të qeverisë:
Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?
1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?
2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?
3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?
4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?
5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët
6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?
7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?

Të tjera
-
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë të ditur...
-
Erion Veliaj: Prokurori më fyeu dhe kërcënoi në gjyq, ftoj gjykatën të bëjë publike audion e seancës
Pasi publikoi një dokument që pasqyronte debatet me prokurorin Ols Dado gjatë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta në orët ...
-
Guerot: Kosova ta prioritizojë koordinimin dhe dialogun për hir të shtetit dhe gjithë kontinentit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta për lirinë e Ukr...
-
Si votoi Ballkani Perëndimor në OKB për rezolutën në mbështetje të Ukrainës?
Vota e sotme në OKB për rezolutën në mbështetje të Ukrainës pasqyron qartë nd...
-
5 mijë e 600 dollapë të rinj për nxënësit e nëntë shkollave fillore në Prishtinë
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vizit...
-
Termokos: Lagja Kalabria sonte do të jetë pa ngrohje
Termokos njofton se lagjja Kalabria në Prishtinë sonte do të jetë pa ngrohje....
-
Presidentja Osmani në trevjetorin e agresionit rus: Lufta e Ukrainës është luftë e jona
Në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë, presidentja e vendit Vjosa Osmani...
-
Reagon edhe UNMIK për mbylljen e qendrave sociale në Veri të financuara nga Serbia
UNMIK ka kundërshtuar mbylljen e disa qendrave sociale në veri të Kosovës...
-
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin, por s’besoj
Sami Lushtaku, nënkryetar i Skënderajt dhe një figurë e rëndësishme e Partisë...
-
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhet deri më 5 mars
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke punuar brenda k...
-
Trump thotë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, nëse jemi të zgjuar
“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda jav...