Lajme

Zëdhënësi i qeverisë i kundërpërgjigjet opozitarëve për rritjen e pagës minimale

Autori: Ermirë Berisha 17:20 | 15 April 2022

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka rikujtuar opozitës se për 11 vite paga minimale nuk është rritur, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeziu përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se për opozitarët kjo rritje nuk po u duket e mjaftueshme edhe pse kur kanë qenë të gjithë së bashku në pushtet nuk kanë bërë ndonjë ndryshim të pagës minimale.

“Sot, po u duket e pamjaftueshme rritja e synuar në 264 euro – që është rritje prej 134 euro dhe 94 euro. Edhe një herë Qeveria Kurti po bën më shumë për qytetarët për një vit se çka kanë bërë të gjitha bashkë për më shumë se një dekadë” ka shkruar Kryeziu.

-Advertisement-

Qeveria e Kosovës gjatë ditës se mërkurë e ka ngritur pagën minimale nga 130 dhe 170 euro në 264 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera