Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë: Diskutimet në Bruksel mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur më 26 tetor

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 02 November 2023

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka folur për bisedimet në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai për Klankosova.tv ka deklaruar se bisedimet mund do të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur më 26 tetor.

“Tash e sa kohë çka duhet është zbatimi i Marrëveshjesh Bazike dhe aneksit të saj. Ky ka qenë angazhimi ynë në proces të dialogut që nga 27 shkurti e 18 marsi. Takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara”.

-Advertisement-

“Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur më 26 tetor. Për bindjen tonë, nënshkrimi i Marrëveshjes është garanti i pranimit përfundimtar dhe zbatimit të plot të saj. Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë për ta nënshkruar atë nuk është asgjë më shumë se sa kërkese për respektim dhe zbatim të saj”, ka thënë Kryeziu.

Kjo deklaratë e tij vjen pas asaj të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka theksuar se pas takimit të 26 tetorit shpreson se do të jenë në gjendje të sqarojnë pyetjet dhe shqetësimet e hapura rreth propozimit evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në javët në vijim.

Emisari i BE-së shtoi se shumë shpejt do të ftojë dy kryenegociatorët, atë të Kosovës Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë Petar Petkoviq, për një takim në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera