Lajme

Zëdhënësi i qeverisë “arsyeton” Kurtin se pse largua nga seanca e Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 15 September 2022

Sot është duke u mbajtur seanca e parë vjetore në Kuvendin të Kosovës, e ku kryeministri Albin Kurti gjatë debatit për grevën që është duke u mbajtur është larguar nga kjo seancë, shkruan Gazeta Infokus.

E në lidhje me këtë zëdhënësi i zyrës së kryeministrit, Përparim Kryeziu, ka treguar arsyen e largimit të Kurtit nga kjo seancë.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ai ka një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit”, ka shkruar Kryeziu.

Tutje ai tha se gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera