Lajme

Zëdhënësi i Putinit tregon detaje tjera të takimit Putin-Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 14 November 2018

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Kremlini ka bërë të ditur detajet e një takimi të tillë.

Po sipas mediave serbe, Kremlini ka thënë se Putin i ka thënë Thaçit se Prishtina duhet të arrijë një konsensus me Beogradin duke shtuar se Rusia do të mbështesë një vendim të përbashkët në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

-Advertisement-

“Nuk ishte një takim klasik. Ishte një bisedë në margjinat e ngjarjes. Putin foli me një numër të madh pjesëmarrësish në ngjarjet e mbajtura në Paris gjatë 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte një prej tyre. Ata me të vërtetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u fotografuan”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov.

“Natyrisht, Putin tërhoqi vëmendjen se është e nevojshme para së gjithash të gjendet një konsensus me Serbinë. Kjo është gjëja kryesore. Dhe natyrisht, ai tha se ne do të mbështesim marrëveshjen e arritur nga vetë palët. Nuk mund të jetë ndryshe”, ka shtuar zëdhënësi i presidentit rus.

Mediat serbe gjithashtu citojnë deklaratën e presidentit të Kosovës, se “takimi me Putinin i kishte munguar Kosovës në skenën ndërkombëtare” dhe se kjo është “një arritje e madhe” për diplomacinë kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera