Lajme

Zëdhënësi i PDK-së, Qeverisë: A duhet që fillimisht të ktheheni në veri, përpara se të hyni në BE?

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 14 December 2022

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se Qeveria po kërkon hyrje në BE, në kohën kur po del nga veriu, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se a duhet fillimisht të kthehet në veri, që të hyjë në BE dhe se a është e koordinuar kërkesa për anëtarësim në BE apo po bëhet për ta eklipsuar dështimin historik në veri dhe për ta kthyer topin nga BE.

“Në kohën kur kjo Qeveri del nga veriu, kërkon hyrje në BE. Tani që të hyhet në BE a duhet së pari të rikthehet në veri ? Kërkesa për hyrje në BE a është reale në këto rrethana dhe e koordinuar ? A mos po bëhet kjo kërkesë për ta eklipsuar dështimin historik në veri dhe për më shumë për ta kthyer topin tek BE -ja me justifikim – ‘Ju BE-ja kërkoni nga ne këtë e atë, ja edhe ne kërkojmë këtë’. Poshtë populizmi”, ka shkruar Abdullahu./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera