Lajme

Zëdhënësi i PDK-së: Po të bëheshin dje lëshimet që sot po i bën Kurti për Asociacionin, ne do t’i kishim vizat

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 24 March 2023

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka thënë se kosovarët do t’i marrin vizat, sepse Kurti ka lëshuar pe për Asociacionin.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se vizat për kohë të gjatë kanë qenë tundim politik për Kosovën.

Sipas tij, po të bëheshin dje lëshimet që sot po i bën Kurti për Asociacionin ne do t’i kishim vizat.

-Advertisement-

“Mungesa e tyre është diskriminim socio-politik (deri në racizëm) që ka bërë Brukseli kundër qytetarëve të Kosovës. Tash disa vite Kosova i ka përmbushur kushtet e BE-së për vizat. Përkundër kësaj vizat nuk na janë dhënë. Arsyeja kryesore ka qenë se BE në ofertën e saj politike ‘shkopi dhe karota’ vizat i ka trajtuar karotë speciale. Vizat BE për Kosovën i ka kthyer në ‘xhoker politik’ – të përshtatshme për gjithkënd, për çdo gjë. Po të bëheshin dje lëshimet që sot po i bën Kurti për Asociacionin ne do t’i kishim vizat. Por ato lëshime dje nuk janë bë. Edhe kur janë bë Gjykata Kushtetuese i ka përmirësu. Ndërsa Kurti po i bën lëshimet sot prandaj do t’i marrim vizat”, ka shkruar Abdullahu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera